Breaking News :

nothing found
21-09-2023

Lajm i trishtë në Tetovë. Ndahet nga jeta në moshë të re studentja Kybra Xhaferi

Advertisement

Një lajm i trishtë këtë mëngjes vjen nga Universiteti i Tetovës.
Një studente e re e Departamentit të Sociologjisë ka ndërruar jetë.
Lidhur me këtë lajm tragjik ka shkruar edhe ligjeruesi në këtë institucion prof.Dr. Faton Murseli .

Ai përmes një postimi në rrjetin social facebook ka thënë se është tronditur nga një lajm i tillë për ikjen e hershme të studentes Kybra Xhaferi
“Sot u trondita shumë nga ikja e hershme e studentes tonë (të departamentit të sociologjisë) Kybra Xhaferi.
Shpreh ngushëllimet familjes, të afërmve, shokëve e miqve. Do të jetë i paharuar kujtimi, Zoti e shpërbleftë me Xhenet” ka shkruar Murseli.

Advertisement

Read Previous

Njihuni me pagat e personazheve të showbizit, nga Bora Zemani, vëllezërit Veshaj e Luana Vjollca

Read Next

Çmimi i energjisë elektrike do rritet për 10%