L.Z.nga Bogovina që trafikoj gruan e tij, Prokuroria për Krim të Organizuar jep të gjitha detajet se si e trafikoi gruan!

Nën drejtimin e Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, gjatë ditës së djeshme, hetues nga Qendra Hetimore e prokurorisë dhe Njësia Kombëtare për Luftën Kundër Kontrabandës së Emigrantëve dhe Trafikimit të Qënieve Njerëzore në MPB realizuan një operacion, ku u arrestuan dy persona të dyshuar për veprën penale “Trafikim i qënieve njerëzore”.
Rasti fillimisht ishte regjistruar në Prokurorinë Themelore Publike të Tetovës në nëntor të vitit të kaluar, kur ndaj të dyshuarit të parë ishte caktuar masa e paraburgimit për shkak të dhunës në familje. Pas veprimeve të ndërmarra hetimore, u konstatua se bëhej fjalë për veprën penale “Trafikim i qënieve njerëzore”, ndaj çështja u transferua në prokurorinë kompetente për këtë lloj krimi.
Bazuar në të dhënat dhe provat e siguruara, është lëshuar një urdhër për fillimin e procedurës hetimore ndaj gjashtë personave të dyshuar për këtë vepër penale.
I dyshuari kryesor, gjatë nëntë viteve të martesës me viktimën, ka abuzuar me pozitën e tij duke ushtruar kontroll të plotë mbi të përmes një sjelljeje poshtëruese dhe mizore. Ai ka përdorur forcë dhe kërcënime serioze për të ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike, duke i shkaktuar plagë të vazhdueshme trupore dhe duke e kërcënuar me jetën e saj dhe të familjarëve të saj.
Më pas, ai e ka detyruar të angazhohej në shfrytëzim seksual përmes prostitucionit, me qëllim përfitimi financiar dhe sigurimi të drogës. Duke e paraqitur atë si shoqen e tij, nga shtatori 2023 deri më 20 nëntor 2024, ai e ka detyruar në mënyrë të përsëritur të ofrojë shërbime seksuale në lokale në Tetovë dhe Gostivar, në shtëpinë e tyre familjare, si dhe në banesat e klientëve.
I dyshuari kryesor komunikonte me klientët, caktonte vendin dhe shpërblimin, i cili ishte ose në para ose në sasi të caktuar të drogës – kokainë. Ndërkohë që viktima ishte me klientët, ai e mbante nën kontroll të plotë, madje e ndiqte edhe përmes video-thirrjeve. Pas çdo akti, pasi ajo ia dorëzonte paratë ose drogën, ai e rrihte brutalisht, e digjte me cigare dhe i shkaktonte plagë të rënda, nga të cilat i duheshin ditë të tëra për t’u shëruar.
Prokurori publik pranë Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, duke marrë parasysh rrethanat dhe peshën e veprës penale, i propozoi gjyqtarit të procedurës paraprake në Gjykatën Penale të Shkupit të caktojë masën e paraburgimit për katër të dyshuar, ndërsa dy të tjerë tashmë ndodhen në paraburgim. Gjykatësi e pranoi kërkesën dhe urdhëroi paraburgimin për të gjithë, masë që për dy të dyshuarit e tjerë do të zbatohet pas arrestimit të tyre.
Për veprën penale që i ngarkohet të dyshuarit kryesor, Kodi Penal parashikon një dënim me burg prej të paktën katër vitesh, ndërsa për klientët e shërbimeve seksuale, dënimi varion nga gjashtë muaj deri në pesë vite burg.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *