Ky është parashikimi i motit për ditën e nesërme

Estimated read time 1 min read

Për ditën e nesërme  parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku pritet gjatë orëve të pasditës dhe mbrëmjes të ketë rrebeshe të izoluara, të shoqëruara me disa shkarkesa rrufesh.

Gjasa më shumë për të reshura do të jenë drejt Rrafshit të Dukagjinit, e sidomos në pjesën perëndimore.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 13 deri në 17°C, ndërsa ato maksimale prej 31 deri në 34°C.

Advertisement

Era do fryjë kryesisht nga veriperëndimi, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 10-45 km/h, njofton MeteoKosova, transmeton Front Online.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like