Kushtetuesja mund të procedojë nismën e opozitës për rastin e Naser Ziberit

Nisma e opozitës për të vlerësuar kushtetutshmërinë e zgjedhjes së Naser Ziberit për Avokat të Popullit, mund të jetë lëndë shqyrtimi në Gjykatën Kushtetuese vetëm në pjesën e procedurës së zgjedhjes. Sipas Temellko Ristevskit, në rast se Kuvendi ka shkelur procedurën, e njëjta duhet shqyrtuar, ndërsa përgjegjësia morale i takon Ziberit.

“Kushtetuta dhe ligji fundja janë në funksion të moralit. Normat janë morale dhe nuk mund të mos respektohen. Mendoj se këtu nuk duhet të ketë dyshime. I zgjedhuri duhet ta kryej funksionin e tij ashtu siç kërkon Kushtetuta, të jetë në shërbim të qytetarëve, t’i mbroj të drejtat e tyre në raport me organet e shtetit- deklaroi Temellko Ristevski, Profesor .

Aktiviteti i tij politik deri para ditës së zgjedhjes nuk bie ndesh me Kushtetutën. Sipas Ristevskit, zgjedhja e figurave politike në institucione të pavarura është bërë praktikë dhe se subjektet shfrytëzojnë hapësirat juridike.

“Ajo është e kaluar. Në ditën kur është zgjedhur Avokat i Popullit nuk mund të jetë anëtarë i partisë politike dhe të kryej ndonjë aktivitet qoftë më të voglin politik. Ai duhet të jetë në shërbim të qytetarëve dhe jo të partive politike- shtoi Temellko Ristevski, Profesor.

Advertisement

Opozita akoma nuk ka dorëzuar nismën në Gjykatë. Nga koalicioni ASH-AAA thonë se nisma e tyre do të bazohet në figurën politike të Ziberit dhe zgjedhjen e tij në kundërshtim me Ligjin për Avokatin e Popullit si dhe procedurën jo ligjore dhe jo transparente të Kuvendit i cili konkursin për Ombudsman e shpalli 3 javë para se avokatit paraprak t’i skadojë mandati dhe jo tre muaj ashtu siç parashikohet me ligj.(Alsat-M)

Advertisement
Advertisement

You May Also Like