Kush po i mbron ish-pjesëtarët e UÇK-së?

Avokatë të njohur ndërkombëtarë po mbrojnë ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – (UÇK), të cilëve tashmë u janë konfirmuar aktakuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit nga Dhomat e Specializuara të Kosovës, me seli në Hagë, transmeton REL.

Hashim ThaçiKadri VeseliJakup KrasniqiRexhep Selimi e Salih Mustafa, në proceset e tyre gjyqësore do të mbrohen nga juristë që kanë shërbyer edhe si prokurorë dhe që kanë fituar raste të njohura që lidhen me krimet e luftës duke përfshirë gjenocidin në Ruandë, vrasjet në luftërat e hapësirave të ish-Jugosllavisë si dhe krimet lufte të kryera në vende të ndryshme të botës.

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi deri tash ka prezantuar një ekip mbrojtës prej tre avokatësh.

Pierre –Richard Prosper është avokati kryesor i mbrojtës i Thaçit, që gjatë luftës ka qenë drejtor politik i UÇK-së.

Prosper ka një karrierë të gjatë të punës në hetimin e krimeve të luftës.

Ai ka mbajtur disa pozicione të rëndësishme siç është pozita e ambasadorit të Përgjithshëm për Çështjet e Krimeve të Luftës nën administratën e ish-presidentit amerikan, George W. Bush. Këtë funksion, ai e ushtroi nga 2001 deri më 2005.

Gjatë vitit 1996 deri në fund të vitit 1998, Prosper shërbeu si prokuror i krimeve të luftës në Gjykatën Penale Ndërkombëtare të Kombeve të Bashkuara për Ruandën.

Gjatë asaj kohe ai procedoi çështjen e parë të gjenocidit sipas Konventës Universale për të Drejtat e Njeriut mbi Parandalimin dhe Ndëshkimin e Krimit dhe Gjenocidit.

Përveç fitimit të gjyqit që zgjati 14 muaj, Prosper hapi gjithashtu terren të ri në të drejtën ndërkombëtare duke arritur që të bindë Tribunalin që të pranojë përdhunimin gjatë kohërave të konfliktit si një akt gjenocidi dhe një krim kundër njerëzimit.

Ish-presidenti Hashim Thaçi, doli para Dhomave të Specializuara më 9 nëntor dhe në mungesë të Prosperit, në seancë i pranishëm ishte avokati britanik, David Hooper.

Fusha e tij kryesore gjatë 20 vjetëve të fundit ka qenë në të Drejtën Penale Ndërkombëtare.

Hooper ishte avokat kryesor i mbrojtjes përpara Tribunalit Ndërkombëtar për Ruandën në rastin e Andre Rwamakuban, një ministër në Qeverinë Ruandës, 1994, dhe më vonë për At Nsengimanan, një prift katolik i akuzuar për gjenocid.

Në fund të procesit, që të dy u shpallën të pafajshëm.

Një prej avokatëve të ish-presidentit Thaçi është edhe kosovari, Dastid Pallaska. Pallaska është i specializuar në banka dhe financa, bashkime dhe blerje dhe financim të projekteve.

Britaniku Ben Emmerson do të jetë avokat mbrojtës i ish-kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veselit

Advertisement
 që gjatë luftës ishte anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.

Emmerson është i njohur për publikun kosovar, sidomos për proceset gjyqësore ndaj ish-kryeministrit Ramush Haradinaj në kuadër të Tribunalit Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë.

Haradinaj, mes tjerash ishte i akuzuar për përndjekje si dhe torturë gjatë luftës së fundit në Kosovë. Në të dyja proceset gjyqësore që u zhvilluan ndaj tij, Ramush Haradinaj ishte shpallur i pafajshëm.

Ben Emmerson ka përfaqësuar disa qeveri të huaja në lidhje me konfliktet e armatosura ndërkombëtare duke përfshirë atë të Kroacisë, Qipros, Gjeorgjisë dhe Ukrainës.

Ai ka përfaqësuar edhe themeluesin e WikiLeaks, Julian Assange, në lidhje me një përpjekje për ta ekstraduar atë në Suedi.

Përveç këtyre rasteve, Emmerson ka qenë avokat në shumë raste të zyrtarëve të lartë shtetërorë nga vende të ndryshme të botës.

Emmerson ka marrë pjesë në seancën e 10 nëntorit përmes video-lidhjes, ndërkaq në sallë ishte kolegu i tij, Andrew Cayley.

Ky i fundit është avokat britanik me një karrierë të gjatë në hetimin e krimeve kundër njerëzimit.

Në kuadër të Tribunalit të Hagës, ai drejtoi hetimin kundër gjeneralit serb, Ratko Mlladiq.

Cayley, po ashtu ka qenë ndër prokurorët e parë në kuadër të Tribunalit të Hagës që kishte hetuar ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Ishte prokuror në procesin gjyqësor ndaj Fatmir Limajt, Haradin Balës dhe Isak Musliut, të cilët akuzoheshin për kryerjen e krimeve të luftës.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like