Breaking News :

nothing found
28-09-2023

Kush është udhëtari misterioz me prejardhje arabe i cili ka dalë i gja*llë nga autobusi dhe është zhdu*kur?

Advertisement

Prokuroja bullgare, Sijka MIleva, gjatë konferencës së sotme për media, nuk u përgjigj në pyetjen se a është 36 vjeçari Shaip Nauf Al Salah, shtetas i Emirateve të Bashkuara Arabe udhëtari misterioz. Emrin e tij e kanë parë familjarë të të mbije*tuarve në listën që e kanë marrë nga autoritetet bullgare. Këtë e pohon edhe djali i shoferit të dytë, i cili ka humbur jetën në vend ngjarje.
Në listën zyrtare të të mbijetuarve të cilën e publikoi MPJ e Maqedonisë së Veriut, nuk qëndron emri i shtetasit arab.
Hetuesit bullgar, në mënyrë shtesë do të hetojnë kush është ky njeri dhe ku gjendet. Nëse ai ka shpëtuar nga autobusi i djegur dhe më pas në mënyrë misterioze është zhdukur natën.
Sipas Prokurorisë bullgare, nga autobusi janë nxjerr tr*upat e 44 pers*onave, për të cilët pason procesi i ident*ifikimit në ditën në vazhdim, pas cka të njëjtit do të dërgohen tek familjarët në Maqedoninë e Veriut.
Disa orë para aksid*entit, në pikëkalimin kufitar Kapitan Andreevo, nga drejtimi i Turqisë ka hyrë një autobus, në pronësi të agjencisë turistike “Besa Trans” me 52 udhëtarë dhe ata janë evidentuar nga shërbimet kufitare bullgare.
Nëse mblidhet numri i vikt*imave 44 dhe numri i të mbije*tuarve 7 atëherë ato janë gjithsej 51 persona, për dallim nga ajo se në pikëkalimin kufitar jaën evidentuar 52, ka theksuar prokurorja bullgare Sijka Mileva.
Mungon një udhëtar, ndërsa kjo përputhet edhe me deklaratën e njërit nga dëshmitarët e mbijetuar i cili ka thënë se 8 persona kanë dal të gjallë nga autobusi.
“Në njërën nga dhomat e spitaleve kam biseduar me një djaloshi cili i ka mbijetuar aksi*dentit dhe i cili e ka thyer dritaren prej ku kanë arritur të shpëtohen personat tjerë. I thash ‘ti je heroi im’. Ai pohonte se ka shpëtuar 8 persona. Pyetja e madhe është se ku është personi i 8-të. Ai në mënyrë kategorike pohonte se janë shpëtuar 8 persona”, shpjegon prokurorja, transmeton SHENJA.

Advertisement

Read Previous

Jep dorëheqje doktori që ‘shëronte me se*ks’

Read Next

E konfirmon ministri Boçvarski: “Besa Trans” tani nuk ka licencë për udhëtime