Kush është Avni Dehari, babai i Astritit dhe Arbënorit, i pesti në listën e VV?

Kush është babai i Astritit dhe Arbënorit, Avni Dehari, i cili rradhitet i pesti në listën e kandidatëve për deputet nga Lëvizja Vetëvendosja?
Avni Dehari është i lindur në fshatin Sllupçan të Komunës së Likovës – Kumanovës. Në vendlindje kryu shkollimin fillor, ndërsa studimet e larta për gjuhë e letërsi shqipe i kreu në Universitetin e Prishtinës.
Nga viti 1981 deri më 1999, Dehari ka jetuar në Zvicër. Dehari ka qenë anëtar i LPK-së bashkë me gruan e tij, Xhemilen.
Ai ka botuar disa vepra, përfshirë edhe veprat si ‘Dielli’ një poemë për fëmijë, ‘Aris Seferi – në shërbim të popullit” me bashkautor Destan Hajdinin, si dhe përmbledhjen me poezi ‘Pas rrezes dë diellit’.

Advertisement

Avni Dehari me familjen e tij që nga viti 2001 jeton në Prishtinë.
Familja Dehari është kthyer për të jetuar në Kosovë nga Zvicra me 1999, e kryefamiljari AvniDehari është veprimtar i hershëm i çështjes kombëtare, poet dhe ish-kryeredaktor në “Zëri i Kosovës”.

Burimi> https://www.periskopi.com/kush-eshte-babai-astritit-avni-dehari/?fbclid=IwAR2OHmyO3JMOp0DFjGoSTx4kD1QHU4XFeVqMWDKiZZDYz8RSipkMRvuSCro

Advertisement
Advertisement

You May Also Like