Kurti uron Joe Biden për fitoren

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, përmes një telegrami urimi e ka uruar Joe Biden për fitorën e tij në zgjedhjet presidenciale në ShBA, njofton Insajderi.

Letrën e dërguar, Kurti e ka publikuar në profilin e tij në Facebook, ku mes tjerash fillimisht ka shkruar se e uron Biden-in si president i ri dhe zonjën Harris si Zëvendës Presidente e Shteteve të Bashkuara.

“Në emër të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, po ju shkruaj për t’ju përgëzuar sinqerisht juve dhe Senatoren Harris për zgjedhjen tuaj si President dhe Zëvendës Presidente e Shteteve të Bashkuara. Gëzohem për fitoren tuaj vendimtare, sidomos për shkak se kjo fitore ka ardhur pas një fushate të gjatë dhe të luftuar me mund. Jo vetëm thellësia dhe përmbajtja e ideve tuaja, por edhe mënyra dinjitoze se si jeni sjellë si kandidat, i kanë dëshmuar gjithë botës mirësjelljen tuaj njerëzore, si dhe një respekt të mirëfilltë për normat e ligjërimit demokratik”.

 

 

Tutje në letrën e Kurtit thuhet se si dhe subjekti i tij politik shprehin mirënjohjen e tyre për kontributin dhe angazhimin e Biden në pavarësinë e Kosovës dhe njohjen ndërkombëtare të saj.

“Si ish Kryeministër i Republikës së Kosovës dhe Kryetar i partisë së saj politike më të madhe, dëshiroj gjithashtu të shpreh mirënjohjen time për historinë tuaj të gjatë të avokimit për të drejtat e njeriut të qytetarëve të Kosovës, si dhe për mbështetjen tuaj të pandërprerë për pavarësinë dhe njohjen e saj ndërkombëtare. Duke marrë parasysh këto përpjekje, shpresoj që administrata juaj do të luajë një rol qendror në vënien e drejtësisë dhe transparencës në të gjitha aspektet e negociatave të vazhdueshme ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, me qëllim të avancimit të shpejtë të këtyre negociatave drejt qëllimit të njohjes së plotë dhe të ndërsjellë”.

Advertisement

Kurit gjithashtu në telegramin e tij ka potencuar faktin se Lëvizja Vetëvendosje, subjekti që e drejton vetë, ndan shumë vlera të përbashkëta me Joe Biden, si sigurimi i kujdesit shëndetësor me cilësi të lartë për të gjithë qytetarët gjatë pandemisë COVID-19 dhe më tej; vendosjen e themeleve të nevojshme për një ekonomi më të gjelbër; sigurimi i mundësive të barabarta në arsim dhe punësim; dhe dhënia fund e korrupsionit dhe keqpërdorimit të pushtetit, në të gjitha format e tyre të ndryshme./Insajderi.com

Advertisement
Advertisement

You May Also Like

+ There are no comments

Add yours