Kurti takohet me Kuchnerin, flasin për intervenimin e NATO-s e arritjet e Kosovës

Estimated read time 2 min read

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, është takuar me ish-ministrin e Punëve të Jashtme dhe Çështjeve Evropiane, Bernard Kouchner, i cili ishte edhe përfaqësuesi i parë Special i Sekretarit ë Përgjithshëm të OKB-së në Kosovë.

Bëhet e ditur se Kurti e Kouchner folën për suksesin e intervenimit të NATO-s në pranverë të vitit 1999, por edhe për periudhën e pasluftës në Kosovë e deri te shpallja e pavarësisë së saj.

“Kryeministri Kurti dhe ish-ministri Kouchner ndanë këndvështrimet e tyre mbi ngjarjet politike të asaj kornize kohore, arritjet e Kosovës dhe komunitetit ndërkombëtar, dhe tash sukseset e shtetit të Kosovës 16 vjet pas shpalljes së pavarësisë dhe 25 vjet pas çlirimit të vendit”.

“Kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen e tij për kontributin e z. Kouchner fillimisht në periudhën 1999-2001 në rolin e tij të përfaqësuesit Special të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së në Kosovë, dhe pastaj gjatë viteve 2007-2010 si ministër i Punëve të Jashtme të Francës gjatë së cilës kohë, vendi ynë shpalli pavarësinë dhe u njoh nga Franca”, thuhet në njoftimin e kryeministrisë, transmeton Klankosova.tv.

Advertisement

Më tej, bëhet e ditur se Kurti i tha Kouchnerit që e mirëpresin për vizitë në Kosovë, sa më parë që të jetë e mundur.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like