Kurti s’pranon të flas për raportet me SHBA-në

Estimated read time 1 min read

Kryeministri Albin Kurti së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia morën pjesë në përurimin e renovimeve të Klinikës së Urologjisë në QKUK.

Aty Kurti është pyetur nga gazetarët për raportet e tij me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kryeministri refuzoi të përgjigjet duke thënë se kjo nuk ka lidhje me Klinikën e Urologjisë. Cili është raporti yt me amerikanët sepse ka vlerësime se më shumë po i besojnë presidentes për bashkëpunim sesa juve?”, ishte pyetja që mori Kurti.

“Këtu jemi në Klinikën e Urologjisë e kam përshtypje që kjo s’ka lidhje me Klinikën e Urologjisë, pas këtu do të shkoj në Malishevë ku do të vizitoj një fermer të suksesshëm kam përshtypjen se nuk ka lidhje as me të. Pasdite do ta kemi një mbledhje të Qeverisë mbase atje do të jetë vendi për pyetje të tilla”, tha Kurti.

Advertisement

Kujtojmë se veprimet e Qeverisë Kurti shpeshherë janë kritikuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like