Kurti reteron/ “Nga Hashim shko” në “këta dorëzohen vetë”

Kur Albin Kurti pyetet se a do t’i dorëzonte ish-komandantët e UÇK’së në Gjykatë Speciale nëse do të ishte në pushtet, i pari i VV’së përmend ish-Presidentin Thaçi, që u dorëzua vetë. Kurti muaj më parë i kërkonte publikisht Thaçit të dorëzohej në Hagë.

Ish-kryeministri Kurti pati deklaruar para zgjedhjeve të 2019-ës se nëse do të qeveriste, nuk do t’i dorëzonte ish-ushtarët e UÇK’së në Hagë.

Tash kur pyetet se a do t’i dorëzonte në Hagë komandantët e arrestuar, thotë se ish-presidentin, Hashim Thaçin, nuk mund ta dorëzosh sepse ky dorëzohet vetë.

“Unë kam folur për atë që është derivat i qëndrimit fillestar e parimor se Gjykata Speciale nuk është një ngrehinë juridike e drejtë dhe transparente. Kishim UNMIK-un, kishim Tribunalin [e OKB-së për Krimet në ish-Jugosllavi] e Hagës, kishim EULEX-in, edhe një Gjykatë Speciale, e unë mendoj se kemi nevojë për gjykata normale. Por, ju e patë që nuk mund të mos i dorëzosh këta si puna e ish-presidentit sepse këta dorëzohen vetë”, ka thënë Kurti për Kallxo.com.

Ndërsa muaj më parë, Kurti i kishte bërë thirrje publike Thaçit përmes një shkrimi që të shkojë në Hagë.

“Po pra, shko Hashim. Në Hagë thuaje fjalën tënde me argumente e fakte, në mbrojtje të luftës çlirimtare, të UÇK-së, të shqiptarëve e të historisë sonë. Të takon. Je historiani që ishe në luftë. Bëhu presidenti që hyn në histori. Shko Hashim

Advertisement
”, kishte shkruar Kurti.

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dha dorëheqje nga pozita e tij më 5 nëntor për shkak se iu konfirmua aktakuza nga Gjykata Speciale.

Me në Hagë u akuzuan edhe ish-kryetari i PDK’së (edhe ky dha dorëheqje), Rexhep Selimi i VV’së derisa ishte shef i grupit parlamentar dhe ish-kryetari i Kuvendi të Kosovës, Jakup Krasniqi.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like