Lëvizja Vetëvendosje i dha lamtumirën e fundit aktivistit të tyre, Isa Krasniqi.
Përmes një postimi në Facebook, LVV-ja shkruan se Krasniqi ishte i veçantë, unik, i dashur me të gjithë me shumë vlera e atribute.
“Isa do te mbetet figura më emblematike e aktivistit të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Kaçanik dhe do të kujtohet gjithmonë si i tillë. Isës po i japim lamtumirën sot, por ndarjen prej tij do ta kemi vetëm fizike. Në mendjet e zemrat tona, në veprimet tona e kurdo në çdo situatë, Isa do të jetë aty”, thuhet në njoftim.
Advertisement
Ndërkaq, prezent në varrimin e Isa Krasniqit, ishte edhe kryeministri i Kosovës, njëherit dhe kryetari i LVV-së, Albin Kurti.
Advertisement
Advertisement