Breaking News :

nothing found
19-08-2022

Kurti mbush rradhët e VV me ekspertë nga universitete të njohura botërore

Advertisement

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosja për çdo ditë tenton rreth vetes të mbledh specialistë të fushave të ndryshme. Sikurse vërehet së fundmi ai u është vërsulur ekspertëve të rinj që kanë kryer studimet në universitetet të njohura botërore, shkruan NMK-Post. Rasti i fundit është anëtarësimi i Shkumbin Halabakut nga Pozharani i Vitisë i cili ka përfunduar për shkenca politike në Kolegjin Utica në New York, ndërsa studimet e nivelit master në shkenca politike, integrim e qeverisje në Universitetin e Salzburgut në Austri. Tani punon si asistent në këtë Universitet dhe ligjëron lëndë të ndryshme që janë të përfshira në drejtimin e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe negociatave ndërkombëtare. Prezantimin e tij Kurti e ka bërë në profilin e tij në facebook.
Ja postimi i plotë i Kurtit(pas rekl.):

Shkumbin Halabaku nga Pozharani i Vitisë u anëtarësua në VETËVENDOSJE!. Ai ka përfunduar për shkenca politike në Kolegjin Utica në New York, ndërsa studimet e nivelit master në shkenca politike, integrim e qeverisje në Universitetin e Salzburgut në Austri. Tani punon si asistent në këtë Universitet dhe ligjëron lëndë të ndryshme që janë të përfshira në drejtimin e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe negociatave ndërkombëtare. Shkumbini është anëtari më i ri të cilit sot i urova mirëseardhje në Lëvizje. Me të rinj e të reja profesioniste që kanë mbaruar studimet jashtë e brenda vendit, dhe me qeverinë tonë të re pas zgjedhjeve të 14 shkurtit, Kosovën e pret një e ardhme e ndritur.

Advertisement

Read Previous

Profesori që ishte larguar nga VV i bashkohet PDK-së, poston fotografi me Enver Hoxhajn

Read Next

Deputeti Ademi tregon si do të regjistrohen mërgimtarët (Video)