Shkruan Selvije jakupi
I gjithë ky ngërç politik, vetëm për disa javë. Përplasje, pa president, problem miratimi buxheti…, dhe e fundit shpërbërje Qeverie me vendim të Gjykatës Kushtetuese. Janë dobësi apo mungesë kulture politke. Unë do të kisha thënë më shumë mungesë ideje. E përderisa ndodh e gjithë kjo, dikush tenton që të përlyej figurat më të larta të kombit tonë të historisë më të re Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi me shokë. Vazhdon ti përlyej me të vetmin qëllim që të fshehë paaftësinë për të menaxhuar me një shtet, për të menaxhuar me institucione.
Nuk fshihet dielli me shoshë thonë pleqtë, sepse një gjë e tillë duket. Por nuk duket vetëm propaganda nëpër media me të cilën në mënyrë agresive tentohet të ndryshohet çdo e vërtetë nga historia jonë. Ideologjia dhe propaganda që na imponon Kurti e mbështjellë bukur nëpër mediat e pavlerë ndoshta ka efekt afatshkurtër por nuk mund të bind njerëzit që kanë arsye të shëndosh.
Dhe do të kthehem sërish në fjalinë e parë. Pse gjithë këta përplasje, probleme politike, pse e gjithë kjo “Kur nuk është Luani të shpia edhe lepujt bëhen mbret”. Por mos harroni, Luani do të kthehet dhe ju do të ktheheni në kolibet tuaja ku e keni vendin.