Kundërpërgjigjet Pendarovski: Vaksinat – Detyrë primare e ministrit të shëndetësisë

Presidenti Stevo Pendarovski plotësisht dakordohet me deklaratën e Ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe, se pamjet nga Serbia fundjavën e kaluar janë shprehje e solidaritetit, por, kjo është solidaritet që shteti I Serbisë e tregoi ndaj dhjetëra mijëra qytetarë të vendit tonë.
Megjithatë, vështirë është se këto pamje të qytetarëve tanë që kërkojnë mbrojtje shëndetësore në vende të huaja, prej se nuk e morën në vendin e tyre, janë për lëvdatë.

Lidhur me procesin e furnizimit me vaksina, Presidenti Pendarovski është krejtësisht I habitur se përse Ministri Filipçe me vetëdije nuk e përmend faktin se kontaktet e para me kompanitë më të mëdha farmaceutike, kah fundi I Dhjetorit të vitit të kaluar, janë bërë përmes Kabinetit të Presidentit Pendarovski dhe që nga atëherë, Presidenti është aktivisht I kyçur në procesin për furnizimin me vaksina, që në fakt, është kompetencë primare pikërishte Ministrit të Shëndetësisë. /KlanMacedonia