Tetova do të vijojë të jetë pa ujë. Autoritetet komunale kanë njoftuar se restrikcioni i radhës do të jetë nga ora 1 pas mesnatës deri në ora 4 e mëngjesit, transmeton TV21.
“Problemi me furnizimin me ujë të pijshëm do të rregullohet.
Megjithatë, ekipet tona janë në terren në përpjekje për të zgjidhur sa më shpejt problemin, i cili theksojmë se varet nga kushtet natyrore dhe kushtet aktuale.
Restriksionet vijojnë nga ora 01:00 deri në orën 04:00 të mëngjesit, deri në mbushjen e rezervuarëve.
Nesër pritet normalizimi i furnizimit me ujë dhe nuk do të ketë ndërprerje gjatë ditës.
Kërkojmë mirëkuptim nga qytetarët!
Qytetarët do të njoftohen menjëherë për çdo ndryshim të ri”, thuhet në njoftim.
