KSI, do të shqyrtohet mundësia për heqjen e orës policore

Në mbledhjen e sotme të Komisionit për semundje infektive do të vendoset lidhur me masat e reja për mbrojtje nga pandemia. Siç transmeton gazeta Lajm, një nga mundësitë që do të shqyrtohet është edhe rekomandimi për heqje të plotë të orës policore. Për këtë rekomandim duhet të vendosë qeveria dhe ai parasheh edhe vazhdim të orarit për punë të restoranteve dhe kafeterive.
Propozimi vjen pas uljes së shifrave të infektimeve të reja edhe pse numri i viktimave ende është i lartë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like