Kryetarja Danella do të “shpëtojë”! Shkarkimet me referendum do të vlejnë për kryetarët e ardhshëm

Deri më 30 mars do të përgatiten propozim ndryshimet e Ligjit për vetëqeverisje lokale që pritet të miratohen në Kuvend para fillimit të verës, paralajmëroi ministri i vetëqeverisjes lokale Zllatko Perinski. Sipas tij, ndryshimi kryesor i këtij ligji është se qytetarët në referendum do të munden të shkarkojnë kryetarët e komunave. Megjithatë kryetarja aktuale e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska nuk përfshihet me këtë ligj për shkak se i njëjti do të vlejë për kryetarët e ardhshëm të komunave. “Nuk ka mundësi që ligji të vlejë në mënyrë retroaktive. Domethënë ligji i ri që do ta sjellim do t’i përfshijë kryetarët e rinj të komunave të cilët do t’i marrin mandatet e tyre pas nëntorit. Përmes iniciativës qytetare do të mundësohet që të shpallet referendum dhe në bazë të rezultateve që do t’i marrim nga referendumi, shohim nëse ka mundësi për shkarkim ose do të shkohet në zgjedhje të reja lokale”, tha Zllatko Perinski. Si risi është planifikuar të ketë polici komunale për të parandaluar dukuritë devijuese ku shkatërrohen pajisjet urbane dhe duke shkaktuar dëme të tjera, por funksionimi e saj do të rregullohet me Ligjin për Veprimtaritë Komunale. “Paralelisht, ne duam të përfshijmë mbikëqyrjen komunale në seksionin e Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale dhe gjithashtu të rrisim kompetencat e saj në pjesën e Ligjit për Veprimtaritë Komunale në mënyrë që t’i japim atij mbikëqyrësi komunal më shumë kompetenca në të ardhmen dhe të mund të parandalojmë sjelljet devijuese për të cilat jemi dëshmitarë se na ndodhin çdo ditë”, deklaroi Perinski. Kryetari i Kisella Vodës dhe kryetar i BNJVL-së Orce Gjorgjievski mendon se përveç për kryetarët mundësi shkarkimi duhet të ketë edhe për këshilltarët. “Ka çështje që janë të hapura prej vitesh dhe nuk janë mbyllur, kjo është një mundësi reale për t’ia kthyer fuqinë qytetarëve dhe ka të bëjë me mandatet e kryetarëve të komunave, por ne kërkojmë që të vlejë edhe për këshilltarët”, tha Orce Gjorgjievski. Ky ishte debati i katërt publik për ndryshimet në Ligjin për Vetëqeverisje Lokale, me të cilin mbyllet seria e diskutimeve për ndryshimet e këtij ligji, pas çka zgjidhjet e reja do të prezantohen në seancën e Qeverisë, e më pas duhet të miratohen në Kuvend.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *