Kryetari i Parlamentit të Turqisë për vizitë në Shkup

Sot dhe nesër, Kryetari i Parlamentit të Republikës së Turqisë Mustafa Shentop do të zhvillojë një vizitë në Maqedoninë Veriore në kuadër të kremtimit të 21 Dhjetorit, Ditës së Mësimdhënies Turke.

Sot, Shentop do të ketë një takim me Kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi, dhe pastaj së bashku ata do të marrin pjesë dhe do të drejtohen në kremtimin zyrtar me rastin e 21 Dhjetorit – Ditës së Mësimdhënies Turke në Shkup. Presidenti i Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë pritet të takohet me Presidentin Stevo Pendarovski dhe Kryeministrin Zoran Zaev.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like