KRYEMINISTRI ZAEV TAKON AMBASADORËT E VENDEVE TË BE-së NË SHKUP

Në Qeverinë e RMV-së është mbajtur takimi I rregullt vjetor I shefave të misioneve diplomatike të vendeve anëtare të BE-së në vendin tonë, ku sipas një komunikate nga Qeveria, Kryeministri Zaev ka njoftuar ambasadorët për aktivitetet aktuale dhe më të rëndësishme në procesin e integrimit të vendit në BE. Delegacionin e ambasadorëve e ka udhëhequr Shefi I BE-së në Shkup, Dejvid Gir.

Sic thuhet në komunikatë, ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së, interes të vecantë kanë treguar për aktivitetet rreth zgjidhjes së çështjeve të hapura me Bullgarinë. Në takim është theksuar se procesi duhet sa më shpejtë të vazhdojë e të përfundojë me fillimin e negociatave për anëtarësim të vendit në BE.

Kryeministri Zaev, vijon komunikata, ka ndarë edhe pritjet nga plani gjithëpërfshirës ekonomik dhe investues për Ballkanin Perëndimor, që do të mobilizojë financim deri në 9 miliardë euro për investime në fushën e transportit, energjisë, tranzicionit të gjelbërt dhe digjital, që të krijohet rritje e qëndrueshme dhe vende pune, duke nxitur zhvillimin ekonomik në periudhën post-covid.

Advertisement

Kryeministri Zaev, ka shprehur falënderime për përkrahjen e Brukselit për kycjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor në furnizimin e vaksinave kundër COVID-19 dhe pret që të ketë përshopejtim të kësaj procedure si shenjë e vazhdimësisë dhe solidaritetit në përballje me pandeminë – thuhet mes tjerash në komunikatën e Qeverisë. /KlanMacedonia

Advertisement
Advertisement

You May Also Like