Kryeministri kritikoi shportën sindikale duke thënë se nuk pi cigare dhe kafe, LSDM: Mickoski me orë 60.000€ s’mundet ta kuptojë këtë

Nga LSDM kanë reaguar ndaj deklaratës së djeshme të kryeministrit Hristijan Mickoski, i cili kritikoi metodologjinë e llogaritjes së shportës sindikale, duke thënë se në përllogaritje merren parasysh gjëra luksoze si cigarja e kafeja, të cilat ai nuk i konsumon, përcjell TV21. Nga LSDM kritikojnë kryeministrin, duke thënë se ai nuk i kupton këto gjëra pasi ka orë dore që kushton 60.000 euro. “Këtë nuk mund ta kuptojë kryeministri me orët luksoze 60 mijë euro dhe garderobën luksoze disa mijëra euro. Problemi nuk është se çfarë ha kryeministri, por se shumë qytetarë nuk kanë para të mjaftueshme për ushqim, bukë, mish, qumësht, fatura dhe nevoja elementare. Në familjet maqedonase ku të dy prindërit marrin pagë minimale, është e nevojshme punë e lodhshme, vetëm për të mbuluar shpenzimet bazë mujore, ndërsa sërish paratë nuk mjaftojnë”, thonë nga LSDM duke shtuar se kërkojnë që paga minimale në vend të bëhet 500 euro./tv21.tv

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like

+ There are no comments

Add yours