Breaking News :

nothing found
14-08-2022

Kryemadhi: LSI kërkon ndryshimin e këtij sistemi

Advertisement

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka zhvilluar sot takime me banorë të njësisë nr. 9 në kryeqytet.

 

Gjatë bisedës me ta Kryemadhi akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka shkatërruar ekonominë, ndërsa shtoi se “ata që janë më të zhgënjyerit nga të gjithë, janë socialistët.

 

Ajo tha se LSI kërkon ndryshimin e këtij sistemi, duke shtuar se të rinjtë nuk mund ta kalojnë jetën e tyre në tranzicion.

“Një ekonomi e fortë në një vend krijon edhe një shtet të fortë. Nuk kemi faj por ne kemi bërë ngatërrime se ngatërrojmë kasapin me kirurgun. Rama e ka shkatërruar administratën publike. E kam rrënuar imazhin e juristit, ekonomistit dhe të mjekut e infermierit.

 

Ata që janë më të zhgënjyerit nga të gjithë janë socialistët sepse mundësitë e tyre u shpërdoruan nga rilindja. Ne duhet të jemi mikpritës ndaj atyre jo thjesht për t’u marrë votën. LSI kërkon ndryshimin e këtij sistemi. Nëse brezi  i Monikës e kaloi rininë në tranzicion tani duhet të ndryshojë dhe të jetë si danezët se nuk kanë danezët asgjë më shumë”, tha Kryemadhi./Nmk-post/

Advertisement

Read Previous

Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj sot dalin para Gjykatës Speciale

Read Next

Shkencëtarët britanikë japin shpresë, zbulojnë dy ilaçe të tjera kundër Covid-19