Breaking News :

nothing found
26-09-2023

Krizë e madhe në Turqi/ Radhë të gjatë për bukë të lirë!

Advertisement

Rënia e vlerës së lirës dhe rritja e inflacionit, ka bërë që shumë qytetarë të Stambollit, të rreshtohen para kioskës së bashkisë ku shitet bukë me një çmim më të lirë sesa në furrat e qytetit.

Duke tentuar që të ulin sa më shumë shpenzimet e familjeve të tyre, qytetarët në lagjen Sultangazi presin për orë të tëra në radhë për të kursyer sadopak lira, teksa shprehin zhgënjimin e tyre për ekonominë e vendit, sidomos gjatë këtyre viteve të fundit.

Njerëzit tani janë në një pikë kaq të vështirë sa numërojnë çdo lirë që nxjerrin nga xhepi,” shprehet Ozcan Kethuda, 50 vjeç. Ai fajëson qeverinë për vështirësitë.

“Qeveria duhet të ndryshojë pasi prej 20 vitesh, ndjek të njëjtin sistem”, tha ai. “Shumica këtu mund të thonë “rroftë sulltani im”, por ajo periudhë ka mbaruar. Ata që së bashku me mua votuan për AK Partinë, po përballen me vështirësi”.

Advertisement

Read Previous

VMRO-DPMNE: “Tragjeditë janë bërë përditshmëri ndërsa përgjegjësi nuk ka”

Read Next

Vri*tet biznesmeni shqiptar, djali i tij aks*identohet duke shkuar tek vendi i kri*mit