Kreu i Deçanit: E padinjitetshme të fajësohen Komunat për mos ndërtimin e çerdheve

Kreu i Deçanit: E padinjitetshme të fajësohen Komunat për mos ndërtimin e çerdheve

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj në një prononcim për “Front Online” ka deklaruar se është e padinjitetshëm të fajësohen Komunat për mos kërkesën e ndërtimit të çerdheve.

Ramosaj thotë se komuna e cila e drejton ka pasur kërkesa tek MASHT-i për ndërtimin e çerdheve.

“Kemi pas kërkesa dhe jemi duke e realizuar një projekt për një çerdhe në bashkëpunim me MASHT-in por edhe kërkesa tjera kemi pas është e padinjitetshme me deklarua që s’ka pas kërkesa. Mundësitë buxhetore s’janë, por nuk është e drejtë me dalë me thënë se s’ka kërkesa nga Komunat”, 

u shpreh Ramosaj.

Kryetarët i reagojnë ministres Nagavci: Ministria po i bllokon kërkesat e Komunave për çerdhe të reja