Krasniqi – Qeverisë Kurti: Angazhohuni, sepse nuk do të ketë rast të dytë për ju!

Estimated read time 2 min read

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, ka hedhur kritika ndaj Qeverisë Kurti.Ajo ka kritikuar këtë të fundit për qasjen ndaj luftës me pandeminë, duke e akuzuar për keqmenaxhim, përcjell GazetaBlic.Madje, ajo u tha që të punojnë maksimalisht, sepse ashtu siç nuk i kemi dy jetë, nuk do të ketë as rast të dytë për qeveritarët aktualë.

Më poshtë edhe postimi i plotë.Në më tepër se 1 vit nga përballja me pandeminë Covid-19, vendi ynë në javët e fundit është duke u përballur me një situatë kritike dhe alarmante, 18 jetë të humbura vetëm në 24 orët e fundit dhe mbi 2200 qytetarë të infektuar me virus, si rezultat i keqmenaxhimit, dështimit dhe papërgjegjësisë së Qeverisë Kurti.
Si pasojë e sjelljes indiferente të kësaj qeverie në raport me pandeminë, Kosova tani është vendi i dytë në botë për më së shumti raste të reja të infektimit në 100 mijë banorë. Situatë shqetësuese dhe e frikshme.
z. Kurti, aktualisht nuk ka asgjë me të rëndësishme sesa jeta e qytetarëve tanë, statistikat e fundit nuk janë thjeshtë numra, ato janë jetërat e bashkëvendasve e familjarëve tanë, veproni me urgjencë ose lëshoni rrugë, nëse nuk jeni të aftë për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve. Nuk kemi kohë për të humbur më shumë, çdo minut i mosveprimit tuaj është duke rrezikuar shëndetin e mbarë qytetarëve. Është absurde që ministri Vitia të fokusohet në garën zgjedhore për Prishtinën, derisa karriera e tij është duke u përcjellur me dështimet me të mëdha në menaxhim të pandemisë.
Veproni e angazhohuni për çka jeni të thirrur sepse askush nuk ka një jetë të dytë, ngjashëm siç nuk do të ketë një rast të dytë më për ju.
Dështim Kurti!

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like