Kostumi ikonik i Elvis Presley del në ankand

Një nga kostumet ikonike të Elvis Presley do të dalë në ankand.
Kostumi dhe pelerina e bardhë u veshën nga muzikanti legjendar në një sërë shfaqjesh në Madison Square Garden në vitin 1972.

Kompleti, i projektuar nga Bill Belew, po shitet nga Kruse GWS Auction, me një ofertë hapëse prej 350 mijë dollarë, ndërsa kepi do të kushtojë 50 mijë dollarë, transmeton Klankosova.tv
Shumë artikuj të tjerë të Presley janë gjithashtu në ofertë, një kopje e Biblës që i ishte dhuruar dikur nga një tifoz, një koleksion i flokëve të tij të ruajtur nga berberi i tij dhe një përkrenare që ai mbante në filmin Viva Las Vegas.

Advertisement

Për më tepër, njerëzit gjithashtu mund kenë mundësi të kenë një drekë private me ish-gruan e Presley, Priscilla.

“Mendova, pse të mos jesh pjesë e saj? Dikur kisha një mendim të ndryshëm në lidhje me këto shitje të pasurive, por më pas kur u rrita kuptova se duhet t’i kalosh këto gjëra dikujt që i vlerëson vërtet ato”, ka thënë ajo për People në një intervistë.

Advertisement
Advertisement