Kostandinov: Pagën e dhjetorit do e ndajë për familjet skamnore

Deputeti i LSDM-së njëherit edhe zëdhënësi i kësaj partie, Kosta Kostandinov ka bërë të ditur se pagën e muajt dhjetor do ta destinojë tek familjet e varfëra dhe me nevoja sociale, njofton nmk-post.

Kostandinov deklaron se një nga bazat e ideologjisë së tij sociademokrate është solidariteti.

“Vjen koha për momente të lumtura, momente kur duhet të jemi me familje për të marrë një psherëtimë nga e gjithë barra që mbart jeta jonë e përditshme”, ka thënë Konstadinov.

Advertisement

Gjithashtu, deputeti i LSDM-së thotë se kriza me koronavirusin ka prekur shumë familje dhe kjo kërkon bashkim dhe veprime njerëzore. Konstandinov ka thënë se, kjo është arsya përse ai ka vendosur që pagën e tij ta destinojë tek familjet në nevojë./Northmacedonia-post/

https://www.facebook.com/kosta.kostadinov.18/posts/10220197271855139

 

Advertisement
Advertisement

You May Also Like