Kostadinov: Katër kushte BNJVL-së! Për pikë politike turbullohet uji në Strumicë!

Estimated read time 2 min read

ZHVILLIMET NË BNJVL

Ndërkohë, përmes një postimi në Facebook, Kreu I Komunës së Strumicës, Kostadin Kostadinov, publikisht ka konfirmuar se nuk do të merr pjesë në në seancën e ardhshme të BNJVL-së duke konfirmuar vendimin e tij rreth anëtarësimit të mëtejshëm në këtë bashkësi.

Ai thotë se e qartë është lufta kundër Strumicës pasi nuk ka arsye përse është refuzuar projekti nga kredia hungareze dhe përse ISHP-ja nuk i publikon rezultatët për ujin. “Dikush me vetëdije po e turbullon ujin për pikë politike” – shkruan Kostadinov.

Kryebashkiaku I Strumicës I ka vënë 4 kushte BNJVL-së;

1.Të ulen në tavolinë ekspertë të Ministrisë së Bujqësisë dhe Ekonomisë së Ujrave për ta zgjidhur problemin;

2.ISHP-ja t`i bëjë publike rezultatet e ujit;

Advertisement

3.Të zgjidhet dhe të zbardhet situata me kredinë hungareze që është marrë në kurriz të qytetarëve;

4.Konsolidimi dhe shqyrtimi i mundësisë për ulje të sërishme në tryezë me BNJVL-në.

As BNJVL-ja e as ministra të caktuar të Qeverisë nuk mund të më bindin që të jem kundër interesave të bashkëqytetarëve të mi të Strumicës. Keni kërkuar – shikoni! – shkruan nëpër rrjete sociale, Kryetari i Komunës së Strumicës.  /tvklan.mk

Advertisement
Advertisement

You May Also Like

+ There are no comments

Add yours