Kosova prezantohet si model suksesi në Konferencën Ndërkombëtare të Burgjeve

Estimated read time 2 min read

Po vazhdojnë punimet e Konferencës Ndërkombëtare të ICPA-së, e cila po mbahet në Singapor. Në këtë konferencë po marrin pjesë drejtorë ekzekutivë, profesionistë dhe ekspertë të shërbimeve korrektuese nga e gjithë bota.

Pjesë e kësaj konference është edhe Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani, i cili zhvilloi takime të rëndësishme me Peter Severin, President i ICPA-së, Natalie Boal, Drejtoreshë Ekzekutive, si dhe homologë e përfaqësues nga shumë shtete të ndryshme të botës si: SHBA, Turqia, Singapori, Franca, Belgjika, Filipinet, Maldivet, Indonezia, etj.

Në një njoftim në Facebook thuhet se gjatë këtyre takimeve u diskutuan temat kryesore që lidhen me të ardhmen e shërbimeve korrektuese në nivel global.

Në këtë konferencë, Këshilltari Global i ICITAP-it për Kundërterrorizëm, Bill Sage, prezantoi Shërbimin Korrektues të Kosovës dhe Njësinë e Inteligjencës së këtij shërbimi si një model suksesi. Ai vlerësoi arritjet e njësisë në rritjen e ndjeshme të nivelit të sigurisë, duke e përshkruar atë si një histori suksesi dhe një shembull të mirë për rajonin dhe më gjerë.

Advertisement

Konferenca po shërben si një platformë e rëndësishme për shkëmbimin e ideve dhe përvojave ndërkombëtare në fushën e shërbimeve korrektuese, duke nxjerrë në pah rolin e Kosovës si një kontribues i rëndësishëm në këtë sektor.

“SHKK falënderon Ambasadën Amerikane (INL dhe ICITAP) për mbështetjen e vazhdueshme dhe asistencën e ofruar nga zyrtarët e lartë Bill Sage dhe Frenk Karam”, thuhet tutje në njoftim, raporton Klankosova.tv.

May be an image of 1 person, lighting, dais and text

Advertisement
Advertisement

You May Also Like