Kosova nuk është ftuar në Samitin e Demokracisë të SHBA-ve, që pritet të mbahet në muajin dhjetor.
Gjatë ditës së djeshme, nga zyra e Ambasadës Amerikane në Prishtinë, kanë thënë se “Jo të gjithë partnerët mund të përfshiheshin në këtë iniciativë të presidentit Joe Biden”.
“Si partner i palëkundur i Kosovës, Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara për të punuar me Kosovën në forume të tjera për të avancuar dhe forcuar demokracinë, për të parandaluar prapambetjen demokratike, për të promovuar respektin për të drejtat e njeriut dhe për të luftuar korrupsionin, në mënyrë që së bashku të mund të dëshmojmë se demokracitë ofrojnë për nevojat e tyre për të gjithë njerëzit”, thuhet në deklaratën e Ambasadës Amerikane.
Mosftesën e Kosovës në këtë samit, e ka përdorur si arsye për të thumbuar institucionet aktuale djali i ish-presidentit Hashim Thaçi.

Endriti, ka publikuar në profilin e tij në Instagram disa fotografi të kohës, kur babai i tij, takohej me zyrtarë të lartë amerikanë, përfshirë edhe presidentin Joe Biden, përcjell Bota sot.
“Koha kur kishte kush të kujdesej për Kosovën dhe të mbaheshin lidhjet e forta me miqtë ndërkombëtarë”, ka shkruar ai.