Kosova në vazon e pestë për kualifikimet e Botërorit 2022

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll është në vazon e pestë për shortin e kualifikimeve për Kampionatin Botëror “Katari 2022”.

Shtëpia botërore e futbollit – FIFA, të premten, ka publikuar ndarjen e përfaqësueseve evropiane nëpër vazo, për shortin që do të tërhiqet më 7 dhjetor në Zuerich.

Ndarja e përfaqësueseve nëpër vazo është bërë duke u bazuar në renditjen e tyre në ranglistën e FIFA-s.

Krahas Kosovës, në vazon e pestë janë edhe Armenia, Qipro, Ishujt Faroe, Azerbajxhani, Estonia, Kazakistani, Lituania, Letonia e Andorra. Ndërkohë, Shqipëria është në vazon e katërt dhe ekziston mundësia që të jetë në një grup me Kosovën, për herë të parë.

Më herët këtë muaj, Kosova e mbylli edicionin e dytë të Ligës së Kombeve, ku përfundoi e treta në grupin e tretë të Ligës C.

Advertisement

Shqipëria doli e para në grupin e katërt të Ligës C dhe në edicionin e ardhshëm të Ligës së Kombeve do të luajë në Ligën B, që është niveli i dytë.

Kualifikimet për Botëror fillojnë në mars të vitit të ardhshëm.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like