Koronavirusi godet OBSH, regjistrohen 65 raste brenda selisë në Gjenevë

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka regjistruar 65 raste me COVID-19 në stafin e saj në Gjenevë.

Sipas Euronews, në mesin e të prekurve nga virusi janë pesë persona që punonin në ambientet e selisë dhe ishin në kontakt me njëri-tjetrin.

Agjencia shëndetësore e OKB-së tha se po heton se si dhe ku u infektuan pesë personat, ndërsa ende nuk është përcaktuar nëse transmetimi ndodhi në zyrat e saj.

“Sipas njohurive të mia, grupi që po hetohet është prova e parë e transmetimit të mundshëm në hapësirat e OBSH-së”, ka thënë Dr. Michael Ryan, shefi i agjencisë i emergjencës, të hënën në një konferencë shtypi në OBSH.

Po sipas Euronews, rreth gjysma e rasteve të regjistruara deri më tani ishin njerëz që kishin punuar nga shtëpia. 32 punonjës të infektuar ishin pjesë e stafit që kishte punuar në ambientet e selisë, ku zakonisht punojnë më shumë se 2,000 njerëz.

Advertisement

Në një e-mail, i cili iu dërgua stafit të premten, Raul Thomas, i cili drejton operacionet e biznesit në OBSH, vuri në dukje se pesë persona, katër në të njëjtin ekip dhe një që kishte kontakte me ta ishin pozitivë me COVID-19. Kjo tregon se nuk është respektuar distanca fizike, gjë për të cilën është duke u zhvilluar një hetim.

Pas raportimit të rasteve në seli është vendosur higjienë e rreptë dhe masa të tjera parandaluese./Opinion.al

Advertisement
Advertisement

You May Also Like