Breaking News :

nothing found
28-09-2023

Kopshti zoologjik francez mbyllet përkohësisht pas arratisjes së tufës me nëntë ujqër

Advertisement

Një kopsht zoologjik francez është mbyllur përkohësisht nga autoritetet locale, pasi një tufë me nëntë ujqër u larguan nga vendi ka po mbaheshin.
Asnjë person nuk u lëndua gjatë incidentit fundjavën e kaluar në kopshtin zoologjik Trois Vallées në Montredon-Labessonnie, Franca jugore.
Kafshët shkatërruan kapakët e sigurisë dhe u ngjitën në një gardh, por nuk ia arritën të dalin jashtë kopshtit zoologjik, shkruan BBC.
Katër u qëlluan për vdekje për “sjellje të rrezikshme”, tha zyrtari lokal Fabien Chollet për agjencinë e lajmeve AFP.

Pesë të tjerët u kthyen në ambientet e tyre dhe u anestezuan nga zyrtarët lokalë që ishin thirrur në vendngjarje.
“Nuk kishte shumë njerëz në kopshtin zoologjik në atë kohë dhe në asnjë moment publiku nuk ishte në rrezik të menjëhershëm,” tha zoti Chollet.
Në faqen e saj të internetit, kopshti zoologjik Trois Vallées tha se do të mbyllet deri në mes të janarit për shkak të “punimeve urgjente”.
Pronari i parkut Sauveur Ferrara i tha AFP se ujqërit kishin mbërritur vetëm kohët e fundit në kopshtin zoologjik dhe theksoi se vizitorët ishin evakuuar menjëherë pas arratisjes.
Parku, që përfshin më shumë se 60 hektarë, mban më shumë se 600 kafshë duke përfshirë luanë, majmunë dhe flamingo.

Advertisement

Read Previous

20-vjeçarja martohet me burrin që i hodhi acid në fytyrë

Read Next

Poetja bën dedikimin e dhimbshëm për vëllanë e humbur