Koordinatorët nga opozita kthehen në takime të rregullta me kryetarin e Kuvendit

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, pritet që nesër të mbahet vazhdimi i seancës së 34-të, ndërsa seanca e re do të caktohet më 23 mars. Kjo është nga dakordimi i pjesës së sotme të rregullt të së hënës të koordinatorëve të grupeve të deputetëve me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi, në të cilin për herë të parë pas disa muajsh ishin edhe koordinatorët e grupeve të deputetëve të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski dhe të Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës Skender Rexhepi.

Micevski konfirmoi për MIA-n se kanë marrë pjesë në koordinim pasi kryetari i Kuvendit Xhaferi në seancën e fundit e tërhoqi nga rendi i ditës propozimin për përfshirjen onlajn të deputetëve për shkak të Kovid-19 ose të cilët janë në izolim.

Sipas informacioneve nga Kuvendi, nesër është dakorduar të vazhdojë seanca e 34-të dhe të votohet për pikat tashmë të përfunduara të rendit të ditës, si dhe për ato për të cilat do të kalojë debati, siç paralajmëroi Xhaferi javën e kaluar. Në takimin e sotëm koordinues, nuk u kumtua nëse ka deputetë me Kovid ose kanë paralajmëruar mungesë, megjithatë, lihet vend edhe për një gjë të tillë, duke pasur parasysh situatën me pandeminë. Kuvendi këtë dhe në ditët në vijim më pas duhet t’i vazhdojë edhe seancat tjera, ndërsa paralelisht janë caktuar seancë të komisioneve kuvendore.

Advertisement

Interpelancat e ministrave që duhet të mbahen me kërkesë të partive të opozitës me siguri do të jenë në rend dite të seancës që do të duhej të caktohej më 23 mars, por datat për debat do të duhet të dakordohen si zakonisht me ministrat. Kërkesa për revokim janë dërguar për ministrin e Drejtësisë dhe për ministrinë e Punëve të Brendshme, Bojan Mariçiq dhe Oliver Spasovski, si dhe për zëvendëskryeministrin Lupço Nikollovski. Në këtë seancë, në rend dite do të vendosen edhe të gjitha ligjet për të cilat do të plotësohen kushtet.

Në takimet e rregullta koordinuese me Kuvendin është paraparë të marrin pjesë kryetari dhe nënkryetari i Parlamentit, koordinatorët e grupeve të deputetëve, si dhe sekretari i përgjithshëm ose të punësuar të tjerë të shërbimeve kuvendore.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like