Kolombi, qëllohet helikopteri ku ndodhej presidenti Duque

“Helikopteri në të cilin po fluturonim ishte objektivi i një sulmi”, deklaroi Duque, pasi ai u ul në qytetin verilindor të Cucutas.
Sipas Duque, vrimat e plu mbave mund të shiheshin në helikopter.
“Kjo qeveri nuk do të humbasë asnjë minutë në luftën kundër trafikut të dr ogës, terr orizmit dhe kr imit të organizuar”, tha ai.

Duque ishte i shoqëruar nga ministri i Mbrojtjes, Diego Molano dhe ministri i Brendshëm, Daniel Palacios në udhëtimin nga Sardinata, në distriktin e Norte de Santander, për në Cucuta, në kufi me Venezuelën, kur helikopteri u që llua.
Asnjë prej tyre nuk u pl agos, sipas raporteve fillestare.

Një video nga transmetuesi RCN tregoi gjashtë vrima plu mbash në helikopter.
Sipas videos, helikopteri ”Blackhawk” u godit në trup, rrota dhe bisht.
“Frikacakët që sulmuan presidentin dhe ekipin qeveritar duhet të kenë edhe më shumë frikë. Ne do të ndjekim me vendosmëri ata që kërkojnë të destabilizojnë këtë vend. Institucionet tona janë mbi çdo kërc ënim”, shkroi Molano në Twitter.