Kodra e Diellit, pasiguri për sezonin dimror

BORA E PARË – ULET NIVELIN I NDOTJES NË TETOVË


Akoma nuk dihet fati I kësaj sezone turistike në Kodren e Diellit. Investimet kanë stagnuar, ndërkaq pandemia me koronavirus e ka bërë të vetën. Për shkak të kësaj të fundit, sic mer vesh Klan Maqedoni, nuk do të jenë në funksion asnjë prej ski lifteve.

“Bora e parë në Kodrën e Diellit edhe këtë vit, sic duket, I zuri në befasi institucionet. Investimet në infrastrukturë dhe të tjera, përsëri ngelën vetëm premtime”

EMIN VELIA – MENAXHER

“Sic e shihni edhe vet, mbrëmë ka rënë borë, edhe sot ra pak,  kjo do të thotë se I jemi afruar sezonës dhe mendojmë se edhe kjo sezonë do jetë njëjtë me sezonat tjera, duke mos e anashkaluar  këtë pjesën e pandemisë.”.

Edhe pse shumica e lokaleve ishin të mbyllura, megjithatë një menaxher lokali shprehet I kënaqur me punën e deritanishme dhe masat qeveritare për ndihmë sektorit të hotelerisë. Por, shfaqen dyshime se si do të vazhdojë puna në të ardhmen.

EMIN VELIA – MENAXHER

“Kjo pak na ka penguar por ne kemi punuar dhe vazhdojmë të punojmë. Kemi patë ndihmë nga shteti, duke falemenderuar ministrinë e  ekonomisë me pjesën e vauçerëve dhe turizmit me nga 6000 denarë. Do ketë pak dobësi, se nuk e dimë si do vazhdojë tutje sittuata me pandeminë. Ne jemi duke I respektuar masat e Qeverisë.

Advertisement

Si duket bora e parë ka ndikuar që niveli I ndotjes në vendin tonë të bie. Prandaj Ministria e Ambientit Jetësorë dhe Planifikimit Hapësinor këtë të hënë ka ndërprerë masat urgjente kundër ndotjes në Tetovë, Kumanovë dhe Kavadar. “Sipas të dhënave nga Sistemi Automatik i Monitorimit Shtetëror për cilësinë e ajrit të ambientit dhe parashikimi i motit i marrë nga Enti Hidrometeorologjik më 30 nëntor 2020, koncentrimet mesatare ditore të PM10 janë nën pragun e përcaktuar të alarmit prej 175g /m3 në pikat e matjes në Tetovë, Kumanovë dhe Kavadar dhe kështu pushojnë së qeni të vlefshme rekomandimet dhe masat gjatë tejkalimit të pragut të alarmit.” – qëndron ën njoftimin e Ministria e Ambientit Jetësorë dhe Planifikimit Hapësinor. /KlanMacedonia

Advertisement
Advertisement

You May Also Like