Klubi i natës shndërrohet në qendër të dhurimit të gjakut (FOTO)

Një klub nate zviceran, i mbyllur nga kufizimet e COVID-19, është shndërruar në një qendër të përkohshme të dhurimit të gjakut, duke sjellë jetë të re në një depo të zbrazët shumëkatëshe që më parë mbushej me njerëz që dilnin për t’u argëtuar.

Llambadarët që ndriçonin pistën e vallëzimit për mijëra vizitorë të klubit të natës MAD në qytetin studentor të Lozanës, tani ua ndriçon rrugën infermierëve.

“Ishte pothuajse zemërthyese të shohësh një vend si ky në gjumë për kaq shumë kohë, i cili ka ekzistuar për gati 35 vjet. Kështu që ne jemi krenarë që organizuam çdo aktivitet që ishte i mundur, tha menaxheri, Igor Blaska”.

Klubi i natës në rrethinën Flon, në zemër të jetës së natës së qytetit, është mbyllur për gati 10 muaj për shkak të kufizimeve që synojnë ndalimin e përhapjes së COVID-19.

Advertisement

Zvicra është goditur fort nga vala e dytë e rasteve me COVID-19. Në total është raportuar për më shumë se 350.000 te infektuar dhe më shumë se 5.000 vdekje qe nga fillimi i pandemisë.

Një vizitor i këtij klubi, që tash është shndërruar në dhurues të gjakut, tha se ndihej mire që u kthye ne MAD.

“Erdha pa asnjë dyshim sepse është një vend legjendar. Është vend me plot kujtime”, tha Oliver Rebel.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like