Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se sulmin paramilitar e terrorist të Banjskës e ka organizuar Klani i Novi Sadit. Sipas kryeministrit, në krye të ktij klani qëndron ministri i mbrojtjes i Serbisë, Millosh Vuçeviq, duke e ka lidhur me Vuçeviqin edhe Zvonko Veselinoviqin dhe vëllain e presidentit serb Aleksandër Vuçiq, Andrejin.
Më tej, kryeministri Kurti thotë se grupit terrorist që udhëhiqej nga Millan Radojiçiq i janë ndarë edhe vetura të tipit “Shkoda Oktavia” me ngjyrë të bardhë ose të zezë nga MUP-i famëkeq serb.“Para dy dekadave në Serbi sundonte Klani i Zemunit, kurse tash vendin atij ia ka zënë Klani i Novi Sadit.” – ka shkruar kryeministri Kurti.
Kryeministri ka propozuar që BE-ja me ShBA-në ta formojnë “një Gjykatë Speciale për Klanin e Novi Sadit”.