Kjo vajzë është hajnesha më e njohur në Evropë, ka mbetur disa herë shtatzënë për ti shpetuar bu*rgut

Vasfija H., 34-vjeçare njihet si hajnesha më e njohur në Evropë, derisa mediat italiane ia kanë vënë nofkën “Zonja hajneshë”.


Pas 20 vjetëve, duke bërë kërdi në Itali, “biznesin” e saj e ka bartur në Gjermani, shkruan të premten gazeta nga Bosnjë-Hercegovina, “Oslobodjenje”.

Ajo u arr*estua në shtatorin e shkuar dhe për herë të parë u dërgua në bu*rg.

Vasfijen e krahasojnë me aktoren e njohur Sophia Lorenin, 86 vjeçe, e cila në rini kishte luajtur rolin e një krimineleje dhe vazhdimisht ishte shtatzëne dhe kështu i shmangej bu*rgut. Në film kishte shtatë fëmijë.

Vasfija, që ka edhe shtetësinë e Bosnjës, 13 herë ka ngelur shtatzëne, vetëm për të shmangur bu*rgimin.

“Së paku kështu raportojnë mediat italiane”, shkruan “Oslobodjenje”.

Tash e 20 vjet ka epitetin e mjeshtrit “të xhepit”, nga Roma në Milano. Vetëm në Romë është zënë 40 herë. Italia ka nxjerr 20 flet arr*estime, por ajo gjithnjë ka shpëtuar “pa ferrë këmbë”. Vasfija gjithnjë do të ishte shtatzënë në kohën e vjedhjeve dhe shpëtonte.

Advertisement

“Deri më tash u është shmangur dënimeve në kohë prej 19 vjetësh”, shkruan tutje gazeta nga Sarajeva.

Mediat italiane shkruajnë se ajo ka nëntë fëmijë, nga 13 shtatzëni sa kishte. Fëmija më i moshuar është 17 vjeç, kurse më i riu 16 muajsh.

Ministri i Punëve të Brendshme të Italisë, Mateo Salvini, më 2019, kishte bërë një “twitt” me fotografinë e saj./reporteri

Advertisement
Advertisement

You May Also Like