
Advertisement
Është publikuar fotoja e familjes shqiptare që u aksidentuan ditën e djeshme në Greqi. Pas një përplasjeje të fortë me një kamion, nga familja me katër anëtarë, humbën jetën kryefamiljari, bashkëshortja e tij dhe vajza 22-vjeçare. Djali 17-vjeç, fatmirësisht shpëtoi. Ngjarja tronditi gjithë zonën e Lamias në Greqi, por edhe mbarë opinionin publik në Shqipëri.
Emrat e tyre nuk bëhen ende të ditur. Kryetari i fshatit të Koromilia, Dimitris Giataganas, ka thënë se asfalti në këtë zonë është i vjetër dhe me reshjet e para, ai bëhet i rrezikshëm.
Advertisement