Kina dhe Rusia pushtojnë tregun e Kosovës me mallra

Estimated read time 3 min read

Dy shtetet më të fuqishme në botë që ende nuk e njohin shtetin e Kosovës, Rusia dhe Kina, kanë një qarkullim të lartë tregtarë në Kosovë.

Vetëm nga këto dy shtete, sivjet vendi ynë importoi mallra në vlerë rreth 300 milionë euro. Derisa nga Serbia që në këtë vit ka një rritje të importit, arrin në rreth 200 milionë euro.Organizatat joqeveritare në vend kërkojnë nga Qeveria e Kosovës të jetë më proaktive dhe t’i shfrytëzojnë këto raporte tregtare për avancimin ose normalizimin e marrëdhënieve me këto shtete për njohje.

Zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci thotë për KosovaPress, se Kina është në kategorinë e top pesë vendeve nga të cilat Kosova importon. Derisa shton se mallrat e importuara nga Rusia janë kryesisht produkte të derivateve.

“Me Federatën Ruse nuk kemi ndonjë qarkullim të madh tregtar në aspektin e bilancit, mirëpo ka disa produkte të cilat vijnë nga Rusia apo që kanë origjinë ruse. Gjatë këtij viti deri tani kemi importuar vetëm 28 milionë euro vlerë produkte, derisa Kina me produktet e importuara, është në kategorinë e top pesë vendeve nga të cilat ne importojmë. Nga Rusia importojmë kryesisht produktet e naftës dhe derivateve. Derisa me Kinën import kemi pasur rreth 130 milionë euro, kurse gjatë këtij viti kjo shifër është rritë në 273 milionë vetëm në këtë periudhë që ne po flasim”, thotë ai.

“Sa i përket Serbisë, duhet të themi se ne kemi pasur masa reciprociteti ndaj mallrave të Serbisë dhe kjo ka ndikuar që importi i produkteve serbe të zvogëlohet dukshëm. Nëse në një periudhë të mëhershme në kemi pasur rreth 450 milionë import brenda vitit nga Serbia, dirsa tani në këtë vit nuk pritet të kalohen ende 200 milionë euro të mallrave nga Serbia”, thekson Stavileci.

Advertisement

“Natyrisht që Kosova ka marrëdhënie tregtare edhe me këto shtete mos njohëse, por duhet t’i çoi në një nivel tjetër që të jenë më zyrtare që do të ndihmonin në hapjen e rrugëve më të mëdha. Por, natyrisht për lobimet e Rusisë dhe Serbisë në këto shtete, është shumë e vështir të thuhet se çka do të mund t’i ndalonte këto dhe nuk dihet e a është e mundur që Kosova me anë të këtyre lidhjeve tregtare të ndikoj ndoshta edhe në atë aspekt.

Po, Kosova nuk e ka kapacitetin që t’i kundërvihet në atë mënyrë këtyre dy shteteve kaq të mëdha, por duhet të nis me hapa më të vegjël, siç janë bashkëpunimet veç e veç me secilin shtet dhe lobimin në një mënyrë më ndryshe”, thotë ajo.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like