Kina dhe BE-ja, konsultime për tarifat ndaj automjeteve elektrike

Estimated read time 1 min read

Kina dhe BE-ja zhvilluan konsultime “të gjithanshme, të thella dhe konstruktive” të enjten lidhur me hetimin antisubvencion të BE-së mbi automjetet elektrike kineze, sipas një deklarate të Ministrisë kineze të Tregtisë.
Gjatë takimit ndërmjet ministrit kinez të Tregtisë Wang Wentao dhe zv.presidentit ekzekutiv e komisionerit të Tregtisë të Komisionit Evropian Valdis Dombrovskis, të dy palët shprehën qartë vullnetin e tyre politik për t’i zgjidhur dallimet nëpërmjet konsultimeve, thekson deklarata.

Të dy palët ranë dakord të vazhdojnë të çojnë përpara negociatat mbi angazhimet për çmimet dhe të bëjnë të gjitha përpjekjet për të arritur një zgjidhje të pranueshme të ndërsjellë nëpërmjet dialogut miqësor e këshillimeve, shtohet në deklaratë.

Advertisement

Industria kineze e automjeteve elektrike propozoi një zgjidhje të angazhimit për çmimet gjatë hetimit dhe e përmirësoi më tej atë bazuar në shqetësimet e BE-së, duke demonstruar elasticitetin dhe sinqeritetin më të madh nga pala kineze.

“Kina ka përgjegjësinë për të mbrojtur kërkesat e përligjura dhe të drejtat e ligjshme të industrive të saj,” vë në dukje deklarata.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like