Këto janë arsyet e shkarkimit të Kryetares së KQZ-së, Valdete Daka

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka sot është shkarkuar nga detyra ne vendim të Presidentes Vjosa Osmani. KALLXO.com ka siguruar vendimin e plotë të Presidentes Osmani që I është dërguar Dakës gjatë ditës së sotme.

Në këtë vendim renditen disa arsyetime që lidhen me shkarkimin e Dakës nga pozita të cilën ajo po e mbante që nga viti 2010.Në vendimin për shkarkim thuhet se Kryesuesja e KQZ-së, me veprimet e saj sidomos gjatë procesit të zgjedhjeve të parakohshme të 14 shkurtit 2021, ka cenuar pavarësinë dhe integritetin e KQZ-së.

“Kryesuesja e KQZ-së, në shumë raste nuk ka arritur të jetë forcë e pavarur ndaj polarizimeve politike kështu duke pamundësuar balancin e nevojshëm në këtë organ”, thuhet në vendim.

Gjithashtu theksohet edhe se në disa raste sjelljet e Dakës kanë qenë të njëjta me disa sjellje të përfaqësuesve të partive politike dhe Daka me veprim apo mosveprim ka kontribuar në përshkallëzimin e situatës përgjatë mbledhjeve të këtij organi.

“Të gjithë qytetarët e Kosovës ishin dëshmitarë të presionit të paprecedent nga Kryesuesja kundrejt stafit të KQZ-së në mbledhjen e 22 janarit të vitit 2021. Një presion i tillë, fatkeqësisht përsëri implikon ndikime të jashtme në vendimmarrje të KQZ-së”, thuhet tutje në vendimin që ka siguruar KALLXO.com.

Sipas arsyetimit, Daka me sjelljet e saj ka vënë në rrezik edhe afatet për proceset zgjedhore të përcaktuara paraprakisht nga vet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Tutje në vendim thuhet edhe se KQZ në vazhdimësi është përballur me problem pothuajse të njëjta në organizimin e zgjedhjeve siç janë problemet me listat, garantimin e votës së atyre që jetojnë jashtë Kosovës, trajnimin e komisionerëve, edukimin e votuesve e çështje të tjera. “”Fillimisht u vendos në masë arbitrare e cila kushtëzonte votuesit jashtë Kosovës që të përgjigjeshin në thirrjet e KQZ-së për t’u përfshirë në regjistrin e votuesve.

Advertisement

E drejta për të votuar i përket secilit qytetar të Kosovës, i cili plotëson kushtet ligjore, ndaj mohimi i kësaj të drejte ka një prag të lartë sipas legjislacionit në fuqi”, vazhdon tutje vendimi.

Vendimi për shkarkimin e Dakës, përmend edhe shkeljet që kanë ndodhur gjatë procesit të regjistrimit të votuesve ku theksohet që janë publikuar të dhëna personale të votuesve dhe ka pasur një numër të konsiderueshëm të ankesave në adresën e kryesueses./Kallxo.com

Advertisement
Advertisement

You May Also Like