Këshilli Gjyqësor njofton: Përfundon shpallja për zgjedhjen e kryetarit të ri të Gjykatës Supreme

Ka përfunduar shpallja për zgjedhjen e kryetarit të ri të Gjykatës Supreme, ndërsa tashmë është formuar Komisioni që do të verifikojë plotësimin e kushteve dhe kritereve të kandidatëve të paraqitur, deklaruan për Alsat-in nga Këshilli Gjyqësor, pa dhënë detaje se sa kandidatë kanë aplikuar dhe kush ka aplikuar për këtë shpallje. Këshilli thekson se zgjedhja e kryetarit të ri do të bëhet në një nga seancat e ardhshme publike. Megjithatë, nuk konkretizohet se kur saktësisht do të bëhet përzgjedhja. Njoftimi për zgjedhjen e kryetarit të ri të Gjykatës Supreme është bërë më 22 janar. Kryetares aktuale të Gjykatës Supreme, Besa Ademi, i skadon mandati katërvjeçar më 12 mars. /Alsat.mk

Advertisement
Advertisement
Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *