Gazetar: Mihaillo DonevKëshilli gjyqësor ende nuk po reflekton ndaj kërkesës së qytetarëve të cilët po kërkojnë drejtësi duke protestuar dhe duke kërkuar shkarkimin e gjykatëses Daniella Aleksovska-Stojanovska. Kjo e fundit është në shënjestër shkaku i një vendimi përmes të cilit të dyshuarin që shtypi me makinë Kullakovan, Vasil Jovanov në vend të paraburgimit e dërgoi në masë edukative pavarësisht se i pandehuri plotësonte kushtet për masë kujdesi më të rëndë sepse akuzohej për trafik më lëndë narkotike. Pas vdekjes së Kullakovës, opinioni po kërkon hapjen e lëndës për të përcaktuar përgjegjësinë e gjykatëses por Këshilli Gjyqësor po mbrohet në heshtje. Gjykatësja në fjalë ditë më parë u pa në konferencë për reforma në drejtësi, derisa pasdite morri lajmin për largimin e saj nga grupet e punës për reforma në Ligjin për Këshillin Gjyqësor dhe Kodin Penal. Shkarkimin dhe përgjegjësinë e gjykatëses e kërkon edhe VMRO-DPMNE-ja e cila vazhdon të mbetet në luftë të hapur me Këshillin Gjyqësor.“Përderisa LSD dhe Daniella Aleksovska Stojanovska po mendojnë për përgjigje, Këshilli Gjyqësor duhet të marrë vendim për shkarkimin e gjykatëses që e dërgoi një shitës droge në institucion korrektues në vend të burgut. Këshilli Gjyqësor nuk mund të pretendojë se nuk i sheh argumentet. Sido që të jetë situata nga dilemat e mësipërme, Daniella Aleksovska Stojanovska nuk duhet të jetë më gjykatëse vetëm për këtë. Duhet të ketë patjetër përgjegjësi”, deklaroi Mile Lefkov, deputet i VMRO-DPMNE-së.Gjimnazistë, studentë dhe të gjithë të pranishmit në dy protestat e organizuara pas vdekjes së Frosinës kërkuan gjithashtu llogari nga gjykatësja dhe drejtësi për gjithë rastin. Krahas dhënies fund të korrupsionit në drejtësi, qytetarët kanë kërkuar edhe masa të rrepta për shkeljet e qarkullimit rrugor, për të cilat të premten është paraparë debat publik në Kuvend për ndryshimet ligjore që do të ndëshkojnë më ashpër të gjithë ata që nuk respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor. /Alsat.mk
Këshilli Gjyqësor heshtë rreth kërkesës për të larguar gjykatësen Daniella Aleksovska Stojanovska
Advertisement
Advertisement
Advertisement
+ There are no comments
Add yours