Si Fiorentina dhe Genoa kanë zhvilluar bisedime me portierin e lirë David De Gea, por kërkesat e tij për pagë – edhe me një ulje të madhe nga paga e tij te Manchester United – e bëjnë një marrëveshje të pamundur.
Portieri mbush 34 vjeç në nëntor dhe është i disponueshëm pasi kontrata e tij me skuadrën e Premier League u lejua të përfundonte, transmeton Gazeta Express.
Ka pasur raporte për negociata me Genoa që arritën në një fazë të avancuar disa ditë më parë, ndërsa tani Sportitalia konfirmon se Fiorentina është duke folur me përfaqësuesit e tij për të punuar mbi kushtet personale.
Megjithatë, TEAMtalk insiston se të dy klubet e Serie A e konsiderojnë kërkesën e tij për pagë të paarsyeshme dhe të papranueshme.
Mendohet se De Gea po kërkon rreth 5-6 milionë euro në sezon, që është tre ose katër herë më pak se sa fitonte te Manchester United, por gjithsesi një shumë jashtëzakonisht e lartë për një lojtar të moshës dhe rekordit të tij të fundit të lëndimeve.
Gjithçka tregon se spanjolli ndoshta do të ndërmarrë hapin e ardhshëm në karrierën e tij në Pro Ligën Saudite sesa në Serie A.