I pyetur për kërkesat e vazhdueshme të BDI-së për zgjedhje të parakohshme parlamentare, që do të mbaheshin bashkë me lokalet, kryeministri Hristijan Mickoski tha se opozita mendon se zgjedhjet mund t’i zgjidhin problemet, por që sipas tij, problemet për disa politikanë do të vijnë së shpejti.
“I kuptoj politikanët në opozitë se janë të padurueshëm dhe se mendojnë që me zgjedhje të parakohshme do t’i zgjidhin problemet. Kam ndjesi se për disa politikanë të opozitës nuk kanë nisur ende problemet dhe se së shpejti do vijnë problemet, që lidhen me keqpërdorime që janë bërë në të kaluarën”, tha Mickoski.
Advertisement
Advertisement
Advertisement