Këngëtari Bekim Rexhepi me mesazh prekës për ndarjen nga jeta të kompozitorit Samir Durguti

Këngëtari i njohur Bekim Rexhepi ka përkujtuar kompozitorin e njohur Samir Durguti, i cili ditë më parë ndërroi jetë. Në një postim në facebook “Jacksoni shqiptar” ka kujtuar përkrahjen që pati nga kompozitori i njohur në fillim të karrierës së tij.
“Ishe njeriu i parë që më zgjate dorën në karierën time. Kënga që ti shkruajte për mua “Kur qesh ti” do të ngelet jo vetëm hiti mëi madh i imi, por çelësi im si këngëtar. Prehu në paqe Samir Durguti. Allahu të shpërbleftë për mirësitë e tua” ka shkruar Rexhepi.
Kujtojmë se kënga “Kur qesh ti” me muzikë të Samir Durgutit dhe tekst të Bujar Idrizit, mori vendin e parë nga juria në Festivalin NOTA Fest në Shkup në vitin 2007.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like

+ There are no comments

Add yours