Kelmendi i thotë Kurtit: E njëjta polici që ti e sulmove në Prishtinë, dje të mbrojti në veri nga serbët

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe Vjosa Osmanit kanë vizituar dje Mitrovicën e Veriut.

Megjithatë, një grup serbësh i detyruan ata që ta ndërpresin vizitën.
Për vizitën e tyre në veri, ka reaguar sot edhe kryetari i Partisë Fjala, Gëzim Kelmendi.

Ai i ka thënë Kurtit që e njëjta polici që ky i fundit kishte sulmuar në Prishtinë para disa viteve, e mbroji atë dje nga serbët.

Ai po ashtu ka shkruajtur se bashkimi me Shqipërinë është ëndërr e çdo shqiptari, por nuk është lojë fushate, dhe mashtrim pazari.

Shkrimi i tij i plotë:
E njejta polici që ti e sulmove në Prishtinë para disa viteve, e njejta polici dje të mbrojti në veri nga serbët.

Bashkimi me Shqipërinë është ëndërr e çdo shqiptari, por nuk është lojë fushate, dhe “mashtrim pazari”.
Mos luaj me ndjenja kombëtare, kur pranë vetës ke një ud-presidente e cila ia fali 8 mijë hektarë tokë Malit të Zi ” për pak pare”./Reporteri

Advertisement
Advertisement

You May Also Like