Katër persona, përfshirë tre policë, janë lënduar në një aksident trafiku pranë Strugës

Katër persona, përfshirë tre punonjës policie, janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur mbrëmë në rrugën magjistrale Ohër – Strugë, pranë kryqëzimit për fshatin Misleshevë, ka konfirmuar për MIA, zëdhënësi i Sektorit për Punë të Brendshme të Ohrit, Stefan Dimoski.
Sipas tij, aksidenti ka ndodhur në orën 17:33, ndërmjet dy automjeteve: një „Ford“ me targa të Shkupit, në pronësi të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe një „Opel“ me targa të Strugës, në pronësi të M.A. (52) nga Struga.
Në aksident, ka pësuar lëndime shoferi i automjetit „Opel“, i cili ka marrë ndihmë mjekësore në Qendrën Mjekësore të Strugës. Pasagjerët në automjetin policor, D.P. (29) dhe D.K. (28) nga Shkupi dhe D.J. (31) nga Kumanova, janë transferuar në spitalin „Shën Erazmo“ në Ohër për trajtim mjekësor. Për natyrën e lëndimeve të tyre do të jepen informacione shtesë.
Grupet hetuese të policisë janë duke kryer inspektimin e vendit të aksidentit.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *